Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Qershor 2023, 22:10

Nxorri që ishin të lidhur, Lorenci pyetet për Keisin dhe ja ç'thotë

Lorenc Hasrama erdhi këtë të shtunë në programin e Ermal Peçit në ekranin e RTSH. Ai foli për projektin e tij muzikor duke premtuar edhe hite të tjera për sezonin veror, por edhe për jetën private.

Mes të tjerash Lorenci u ndal te historia me Keisi Medinin dhe tha se është penduar që foli në Big Brother VIP. 

"Kam qenë i qartë që nuk do kishte asgjë nga ana ime në lidhje me dashurinë në BBVip. Nuk do e gjej dashurinë aty. Nuk duhet të kisha folur këtë e di, por e bëra, njerëzit ta marrin si të duan. Gjërat i kam të ndara si me Sabianin ashtu dhe Kejsin", tha Lorenci. 

Kujtojmë se me futjen e Lorenc Hasramës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ujërat u trazuan pasi këngëtari deklaroi se kishte pasur një romancë me bukuroshen në kohën që ishin jashtë.