Nga Shqipëria / E Diel 11 Qershor 2023, 09:09

Nuk është bashkëshortja, kush është gruaja që e ndjek me 'GPS' Arbër Hajdarin?

Arbër Hajdari ishte së fundmi i ftuar në emisionin "S'e luan Topi" ku tregoi se nëna e tij e ndjek gjatë gjithë kohës me GPS. Ai tha se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse e di që është shumë e merakosur për fëmijët e saj.

“Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku. I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë", u shpreh Abri.