Nga Shqipëria / E Diel 11 Qershor 2023, 11:11

'I lagur nga mesi e poshtë dhe...', Monika Lubonja prezanton partnerin e ëndrrave

Monika Lubonja ka nisur pushimet dhe nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale. Një postim i bërë së fundmi ka tërhequr të gjithë vëmendjen e ndjekësve pasi aktorja ka prezantuar partnerin e ëndrrave.

Ajo ka publikuar foton e një burri në pishinë, të cilin nuk e dimë nëse e njeh apo jo, duke lexuar një libër.

"Ja dhe partneri i ëndrrave të mija. I lagur nga mesi e poshtë dhe i ditur nga mesi e lart", ka shkruar Monika.