
Mijëra grekë janë mbledhur në sheshin Kotzia të kryeqytetit, për festimet e “Athens Pride”, ose Paradës së Krenarisë.
“Njëherë e një kohë deklarimi i preferencave seksuale ishte si një përrallë që lexohej diku fshehurazi, por tashmë përrallat kanë mbaruar”, deklaruan aktivistët.
”Tani dalim në rrugë çdo vit, për të festuar, kujtuar dhe kërkuar jetën që na takon,të kemi familjet tona, të duam lirisht, pa turp, të zotërojmë trupin tonë, të mund të vendosim vetë, të mos vritemi në rrugë, të mos kemi frikë për jetën tonë”– thuhej ndër të tjera në njoftimin e organizatorëve.
Lideri i opozitës Aleksis Tsipras mori vetë pjesë në paradë dhe u takua me aktivistët, ashtu si edhe disa përfaqësues nga partitë e tjera politike, ndërsa të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis dhe krerët e delegacioneve diplomatike në Greqi.
Parada ka vazhduar me koncerte dhe aktivitete të ndryshme me pjesmarrjen e disa prej emrave të shquara të muzikës greke.
Burimi: Top channel