Nga Shqipëria / E Diel 11 Qershor 2023, 20:08

'Ajo nuk më shihte fare, ishte diva', Eduarti tregon njohjen me Arbanën

Eduart Grishaj ishte i ftuar sot në rubrikën "Galeri" në "E diell", ku përballë Edi Manushit ka rrëfyer shumë për jetën e tij. Edi u ndal edhe tek marrëdhënia me Arbanën dhe njohjen e tyre.

Takimi i parë mes Edit dhe Arbanës ka qenë kur Eduartit i caktuan të xhironte në emisionin "1000 e 1 pse" që e drejtonte Arbana.

“Në 2010 më thanë që do xhirosh te "1000 e 1 pse", prezanton Arbana Osmani. Arbana që atëherë ishte diva e televizionit. Ajo nuk më shihte fare", tha Eduarti.