
I ftuar në rubrikën "Galeri" në "E diell", Eduart Grishaj ka treguar se dëshira për ta bërë pjesë të Big Brother fenomenin Luiz Ejlli ka qenë që në edicionin e parë.
Me këtë rast Eduarti tregoi edhe arsyen pse Luizi nuk u bë dot pjesë e BBV1.
“Luizi nga shtëpia jonë ka dalë. Ka qenë një zbulim. Ne Luizin kemi dashur ta marrim që në BBV1, por atij i humbi jetën babai dhe nuk u realizua”, tha Eduart Grishaj.