
Luiz Ejlli ndodhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët që jetojnë atje.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtari ka dhënë një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një episod mjaft interesant me një të moshuar.
Luizi i ka afruar mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit ka bërtitur “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.“Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit.
Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të. Por, pas daljes nga BBV, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Becin dhe shkoi në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.
@suela.kg #meluizin #luizejlli #meluizinmeluanin???????????????????? #saliberisha ? original sound - Suela KG