
Edi Rama ka shkruar një mesazh ngushëllimi popullit italian për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
“Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shkruan Rama në gjuhën italiane, ndërsa mesazhin e shoqëron me një emoji zemre në zi.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin San Raffaele në Milano. Ai humbi jetën në moshën 86- vjeçare si pasojë e problemeve shëndetësore teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.