Nga Shqipëria / E Hënë 12 Qershor 2023, 15:03

Aktorja shqiptare jep lajmin e bukur: Nënë për herë të dytë

Përmes një postimi në Instagram, aktorja shumë e dashur shqiptare Fiona Gllavica ka dhënë lajmin se është në pritje të ëmbël. Fiona e njohur nga roli i saj në serialin "Ç'ka ka shpija" që transmetohet në Kosovë, do bëhet me vajzë. 

“Ne të dyja në dasëm,” ishte mbishkrimi i aktores krah fotove duke lënë të kuptojmë se është në pritje të një vajze.

Ajo gjithashtu zbuloi se është 24 javëshe shtatzënë.

Fiona ka edhe një djalë, 2 vjeç, të cilit i ka vendosur emrin Lekë.