
Telenovela e njohur ‘Inocente de Ti’ ose siç quhej në Shqipëri ‘E sinqerta’ ka qenë një nga serialet më të ndjekur dikur në vendin tonë. Të gjithë ishin të dashuruar pas aktores kryesore Camila Sodi që luante rolin e ‘Floresitës’ e cila me ëmbëlsinë e saj arriti të bëjë për vete me miliona shikues në të gjithë botën.
Pas kaq shumë vitesh që nga realizimi i asaj telenovele, Camila tashmë është 31-vjeçe, dhe të themi të drejtën ka ndryshuar shumë që nga telenovela. Ajo është martuar me aktorin e njohur Diego Luna dhe janë prindër të dy vajzave që quhen Jerónimo dhe Fiona.
Ajo edhe pse 31-vjeçe vazhdon të mbesë po e njëjta vajzë me bukurin e çiltër dhe buzëqeshjen e ëmbël.