Nga Shqipëria / E Premte 16 Qershor 2023, 20:08

'Filmi i ngjante jetës së tij', Robert Ndrenika flet për momentin e dekorimit nga Enver Hoxha

Robert Ndrenika ka dhënë një intervistë për "Zë me Mirën", podcast me Mira Kazhanin ku është ndalur në shumë momente kyçe të jetës së tij. Aktori i mirënjohur, i cili nuk jep pothuajse kurrë intervista, ka rrëfyer për momentin e dekorimit nga Enver Hoxha.

Ai ka treguar se politikani e kishte pëlqyer shumë filmin “Koncert në vitin `36”, e sidomos rolin e tij. 

"Ka qenë tek filmi “Koncert në vitin `36”. Ai siç duket e pa atë film, i cili edhe sot e kësaj dite, më falni për mungesën e modestisë, ju them që është nga filmat më të mirë shqiptarë. Enver Hoxha e pëlqeu filmin dhe veçanërisht rolin. Se pse, kam bërë shumë pyetje me veten time dhe kam arritur në përfundime të tilla që konportimi im në film, pamja i ngjante dhe jetës së tij. E kam vënë re në fotografira në kohën e Zogut, ashtu ishte. I krehur ashtu. Mbante edhe bastun siç mbajmë ne tek filmi “Koncert në vitin 1936”. Të mbaje bastun, i ri, në ato kohëra, ishte e modës. Siç është sot blu xhinsi, bastuni ka qenë i modës. Ose miqësia që ka pasur në jetë me Tefta Tashko Koçon dhe filmi i kushtohet edhe Tefta Tashkos. Ndoshta kjo gjë…", është shprehur aktori.