
Zhaklin Lekatari ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në "Më lër të flas" ku tregoi se nuk ka marrë një ftesë për në dasmën e Arbanës dhe Eduartit. E pyetur për arsyen, Zhaku tha se ka të bëjë me marrëdhëniet personale, të cilat me të nuk janë dhe aq të afërta.
Donaldi: A të kanë ftuar?
Zhaklina: Jo, nuk më kanë ftuar
Donaldi: Po Arbri do jetë?
Zhaklina: Nuk e di
Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?
Zhaklina: Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta
Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm
Kristi: Sepse Zhaklina është person ‘non grata’
Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde
Zhaklina: Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj
Kristi ishte gjithashtu në emision dhe tha se as atë nuk e kanë ftuar.