Nga Shqipëria / E Premte 16 Qershor 2023, 22:10

'Gocë babi', emocionohet Elvana Gjata

Elvana Gjata ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në "Më lër të flas" në Top Channel ku foli për koncertin recital që do të mbahet me datë 22 Qershor. Këngëtarja tha se ky koncert nuk të bëhej nëse prindërit e saj nuk do të ishin aty. 

“Nëse nuk është mami, kush do të qajë aty? Patjetër që do të jenë, ata janë forca ime”, u shpreh artistja.

Më tej Elvana tregoi e emocionuar se i ati është pika e saj e dobët. “Babi është pika ime e dobët. E di që ku të shkoj në shtëpi mami do të thotë avash mi avash. Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart”, tha Elvana.