Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Qershor 2023, 12:12

Çifti i famshëm i showbizit në pritje të ëmbël

Një nga çiftet më të komentuar të showbizit, më e madhja e motrave Kardashian, Kourtney Kardashian dhe muzikanti Travis Barker do të bëhen prindër sërish.

Kourtney, 44 vjeç ka konfirmuar lajmet që po qarkullonin prej disa ditësh për shkatzëninë e saj. Ajo e ka dhënë lajmin në koncertin e Travis-it në Los Angeles, ndërkohë që ai ishte duke performuar në skenë me grupin e tij.

“Travis, jam shtatzënë”, shkruhej në një pankartë që mbante ngritur Kourtney.

Kourtney do të bëhet nënë për herë të 4, pasi ajo ka 3 fëmijë të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç) me ish-in e saj Scott Disick.

Edhe Travis ka 3 fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).