Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Qershor 2023, 15:03

'Dua oratore, Rita magnet', grimierja tregon si janë vajzat e famshme përtej kamerës: Për Dafina Zeqirin më vjen keq

Grimierja kosovare, Rezarta Galica ka rrëfyer eksperiencën e saj lidhur me profesionin duke grimuar personazhe me famë botërore, si Dua Lipa, Rita Ora dhe emra të tjerë.

Galica e ftuar te "Rudina" tha se Dua Lipën e njeh që kur ka qenë e vogël dhe tregon se është një person shumë inteligjente dhe oratore.

“Duan mund të them që e vogël ka qenë gjithmonë shumë inteligjente, shumë oratore, e di që lexon shumë por ka lexuar përherë. E dinte çfarë donte dhe deri sot prapë e vazhdon”, tha ajo.

Galica ka folur dhe për artisten, Rita Ora ku tha se dhe më këtë të fundit ka marrëdhënie mjaft të afërta dhe miqësi të mirë dhe se këngëtarja është shumë e talentuar dhe gëzon një thjeshtësi që i bën njerëzit për vete.

“Rita është shumë e ëmbël, është një zemër e madhe, është shumë zemërmirë, është shumë e talentuar, e bukur dhe të bën për vete për një minutë. E ka magnet, i bën njerëzit, është shumë e dashur, është shumë e afërt, shumë e thjeshtë dhe kjo e ka çuar aty ku është”, shtoi ajo.

Për Dafina Zeqirin, grimierja tha se është shumë e dashur dhe se ajo meriton për të qenë një artiste me famë ndërkombëtare.

Rezarta Galica: Dafina Zeqiri, më vjen keq se i ka të gjitha aftësitë për t’u bërë një artiste e famshme ndërkombëtare. Ajo e ka mbërritur ligën ndërkombëtare mirëpo sikur të kishte patur edhe pak fat, do kishte arritur nivelin ndërkombëtar. Edhe ajo është një zemër e madhe dhe më ka ndihmuar shumë në fillim dhe kam shumë respekt për të gjitha, i dua të gjitha.