Nga Shqipëria / E Diel 18 Qershor 2023, 10:10

Nuk u lejuan fotot, por Ylli Limani nxjerr një detaj nga dasma e Arbanës me Eduartin

Ditën e djeshme Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Toskana të Italisë. Dasma e tyre do të zgjasë disa ditë, por të ftuarit nuk lejohen të postojnë foto dhe video në rrjete.

Ylli Limani është një ndër të ftuarit dhe e vetmja gjë që ka arritur të postojë nga festa janë disa nga lulet dekoruese. 

“Ceremonia e Arbanës dhe Edit ishte shumë e bukur… nuk po më lënë të postoj asgjë, vetëm këto lulet më thanë mund t’i nxjerr”. ka shkruar ai krahas fotos.