Nga Shqipëria / E Diel 18 Qershor 2023, 15:03

Nga lidhja me kryebashkiakun deri te jeta e saj private: Flet për herë të parë gruaja në videon intime me Safet Gjicin

Pak ditë më parë kudo në media e në rrjete sociale qarkulloi një video skandaloze ku kryebashkiaku i Kukësit (tashmë ish) shfaqej duke kryer marrdhënie intime në zyrën e tij të punës. Gruaja në video e identifikuar si Alma K. ka dhënë dëshminë e saj për Ora News. 

Ajo ka konfirmuar se ka qenë në një raport intim prej kohësh me Gjicin, ashtu siç dhe vetë ai shkroi në mesazhin e dorëheqjes. Alma ka mohuar aludimet në rrjet se filmimi i videos ka qenë i stisur apo i nxitur nga persona të tjerë për të kryer filmimin me qëllimin e shantazhimit të Safet Gjicit. 

40-vjeçarja ka lënë të kuptohet se videoja është publikuar nga një person i tretë. Ajo ka pranuar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.