
"Kepi i VIP-ave" në moderimin e Kiara Titos starton me datë 2 Korrik dhe autorja e programit Olsa Muhameti ka dhënë së fundmi një intervistë për "Mos i bjer me top" duke treguar më shumë detaje. Mes të tjerash ajo është pyetur nëse aktorja Olta Gixhari do të jetë pjesë e këtij reality show.
“Jo, Olta nuk do të jetë pjesë e “Kepit të Vipave”, ne në fakt nuk ia kemi bërë një ftesë të tillë. Ama pas ngacmimeve që bëri Olta me Instagramin e saj, se duket se provokoi, për të thënë se është apo jo pjesë e “Kepit”. Stafi e telefonoi për ta pyetur nëse do ishte e mundur për një kafe me një nga personazhet dhe tha që “Jam me pushime”, ka treguar Olta.