Nga Shqipëria / E Diel 18 Qershor 2023, 16:04

'Këtu në Shqipëri janë parazitë', modelja nga Bjellorusia: Njerëzit atje vdesin për punë

Fituesja e "Miss Globe Bjellorusia", Ekaterina, e cila këtë sezon është pjesë e rubrikës “She’s on Top”, ishte sot e ftuar në “Trotuar” në për të folur për temën “Rinia e sotme: “degjenerim” apo emancipim?”.

Ajo tha se kur ka ardhur për herë të parë në Shqipëri është shokuar paksa, pasi sipas saj, këtu njerëzit janë pak parazitë dhe rrinë shumë në kafe, nuk duan punë.

“Në Bjellorusi njerëzit vdesin për punë. Punë, punë, punë dhe ka vetëm 1 ditë për pushim ose maksimumi 2 ditë. Këtu janë parazitë dhe është një problem shumë i madh. Jo vetëm të rinjtë, por edhe të rriturit”, tha ajo.