Nga Shqipëria / E Diel 18 Qershor 2023, 23:11

Përse u largua nga ekrani? Isli Islami sqaron gjithçka, ja çfarë ndodhi

Isli Islami ishte së fundmi i ftuar nga Ermal Peçit në programin e tij 'Më prit në fundjavë'. Mungesa e Islamit në ekran dhe nisja e një programi larg Top Medias ndezi kureshtjen për këtë lëvizje të tij.

Çfarë ndodhi mes palëve dhe pse nuk është ai më në ekranin që e shoqeroi një dekadë?

"Për mua nuk ka qënë shumë e rëndësishme të iki nga një ekran në një tjetër. Çdo projekt që marr përsipër e bëj me shpirt. Unë I kam dhënë shumë Topit dhe Topi më ka dhënë shumë. Unë jam Isli Islami dhe nuk dua ta ndryshoj mbiemrin tim. Nuk rritesh profesionalisht nëse nuk lëviz. Kam bërë 10 vjet emision mëngjesi, kam një nevojë për të fjetur", tha Isli.