
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u martuan të shtunën në Toskanë, Itali, por nuk zbuluan asnjë detaj nga dasma e tyre. Çifti kishte vendosur një rregull, që asnjë nga të ftuarit të mos postonte foto apo video.
Megjithatë pak prej tyre e thyen rregullin. Një ndër ta ishte edhe Xhensila, e cila publikoi disa foto me të voglën e saj Ajkën. E veshur me një fustan me lule, këngëtarja dukej e mahnitshme dhe e kombinuar me vajzën. A jeni kuriozë të dini sa ka kushtuar fustani i saj?
Fustani në fjalë është i markës “Zimmerman” dhe çmimi fillestar i tij është 895 dollarë.