Nga Bota / E Premte 2 Shkurt 2018, 12:12

Nënë e bijë marrin kot: Aktorja e njohur i bën foto me pullë të kuqe vajzës

Vajza e Ornella Mutit bëhet shpesh pjesë e lajmeve për shkak të fotove dhe postimeve ekstrvagante  dhe provokuese që ajo poston në Instagram.

Pas fotos shokuese që ajo postoi vitin e kaluar, ku kishte dal nudo para një pasqyre dhe po fotografohesh nga nëna dhe njerku i saj, duket se Naike Rivelli dhe mamaja e saj nuk kanë të ndalur.

Së fundmi ato kanë habitur ndjekësit dhe mediat italiane me postimin e fundit që kanë bërë në rrjetin social Instagram. Naike shfaqet përmbys mbi një shtrat dhe e veshur vetëm me mbathje, të cilat ja tërheq e ëma teksa e fotografon.

“Jooo mama joooo, jooo mama jooo” ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos duke shokuar gjithë ndjekësit e saj.