Nga Shqipëria / E Hënë 19 Qershor 2023, 16:04

Arrestohet personi që i qëlloi me telefon në fytyrë Bebe Rexhës

Një incident i rëndë i ndodhi Bebe Rexhës gjatë një koncerti në New York. Teksa po bënte shqiponjën me duar, ajo u godit me telefon në fytyrë nga dikush në audiencë. Pas këtij momenti këngëtarja ra në gjunjë me kokën ulur, sigurisht me dhimbje, teksa anëtarët e ekipit nxituan ta ndihmonin.

33 vjeçarja ishte duke kënduar në “The Rooftop at Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”. "The Mirror" raporton se personi që i ka qëlluar, një 27 vjecar i quajtur Nicolas Malvagna, është arrestuar nga policia. 

Kujtojmë se e ëma e këngëtares njoftoi se Bebes i është dashur të bëjë tre qepje në fytyrë pas goditjes së rëndë.