
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj këtë të shtunë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Toskana të Italisë. Të ftuar në dasmën e çiftit ishin familjarët e dyshes, miqtë e tyre më të ngushtë si dhe disa nga kolegët e tyre.
Një ndër të ftuarit specialë të çiftit ishte edhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj së bashku me bashkëshortin Bes Kallaku dhe vajzën e tyre Ajka.
Në këtë ditë të veçantë Xhensila kishte veshur një fustan me lule, kopsa dhe një rrip në mes nga marka “Zimmerman”, i cili kushton 895 dollarë.
Mirëpo këtë fustan e kishte veshur edhe Kejsi Tola, pak ditë më parë në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.
Kështu vajzat bënë xing me të njëjtën zgjedhje fustani, por të paktën në dasma të ndryshme.