Nga Shqipëria / E Hënë 19 Qershor 2023, 16:04

Bebe Rexha tregon gjendjen pas incidentit

 

Bebe Rexhës i ndodhi një incident i tmerrshëm gjatë një koncerti në New York. Teksa po bënte shqiponjën me duar, ajo u godit me telefon në fytyrë nga dikush në audiencë. Pas këtij momenti këngëtarja ra në gjunjë me kokën ulur dhe në dhimbje teksa anëtarët e ekipit nxituan ta ndihmonin.

Bebes i është dashur të bëjë tre qepje në fytyrë pas goditjes së rëndë. Pak më parë ajo ka reaguar për ngjarjen duke postuar dy foto në Instagram ku tregon syrin e nxirë.

"Jam mirë", shkruan Bebe. 

"The Mirror" raporton se personi që i ka qëlluar Bebes, një 27 vjecar i quajtur Nicolas Malvagna, është arrestuar nga policia. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al)