Nga Shqipëria / E Hënë 19 Qershor 2023, 17:05

Po bënte akrobaci, këngëtarja pëson incident mes performancës në koncert (Video)

Këngëtarja gjermane Helene Fischer e njohur për performancat e saj akrobatike u gjakos në fytyrë pas një aksidenti në trapez, teksa po këndonte këngën e saj ‘Plagët’.

Helene Fischer po këndonte në lartësi në një prej performancave të saj mbrëmë në Hannover kur papritur përplasi fytyrën me trapezin. Megjithëse gjaku i rridhte në mes të ballit e hundës, këngëtarja vijoi performanën e saj sikur të mos kishte ndodhur gjë.

Në fund të këngës së saj 38-vjeçarja ra në krahët e ndihmësave të saj që prisnin në tokë dhe tha: “Më duhet vetëm të pastroj fytyrën të dashurit e mi, çdo gjë është në rregull”.

Por 15 minuta më vonë koncerti u anulua, sipas asaj që organizatorët quanin “nevoja mjekësore”.