Nga Shqipëria / E Martë 20 Qershor 2023, 01:01

'Ju lutem kush ka informacion të më ndihmojë', Kiara Tito kërkon ndihmën tuaj

Kiara Tito ka kërkuar ndihmën e të gjithë ndjekësve të saj për gjetjen e një qeni që ka humbur.

Moderatorja ka publikuar foton e një qeni që quhet Lusi, ndërsa thotë se ka humbur në plazhin e Divjakës. Ajo shton se qeni është marrë nga një makinë "Benz", ndërsa ofron dhe shpërblim për këdo që ka informacion.

Nuk dihet nëse qeni është i Kiarës apo i dikujt prej të afërmve të saj.