
Këngëtari i njohur, ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, Marc Anthony, 54 vjeç është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Nadia Ferreira, 24 vjeç ka sjellë në jetë një djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në postim ata tregojnë se foshnja ka lindur më 18 qershor, e cila është një ditë shumë e veçantë për Marc pasi është ‘Dita e Baballarëve’.
Marc dhe Nadia postuan një foto bardh e zi, ku dyshja shfaqen duke e mbajtur vogëlushin në duart e tyre.
“Koha e Zotit është gjithmonë perfekte. Gëzuar ditën e baballarëve”, -shkroi këngëtari krahas fotos, duke mos zbuluar më shumë detaje rreth vogëlushit të porsalindur.
Ky është fëmija i shtatë për Anthony, i cili ka pasur lidhje me disa vajza të showbizit.
View this post on Instagram