Nga Shqipëria / E Martë 20 Qershor 2023, 16:04

Publikohet foto, ky është personi që goditi Bebe Rexhën me telefon në fytyrë

Nicolas Malvagna, 27 vjeç, është personi i arrestuar nga policia amerikane, pasi goditi Bebe Rexhën me një celular në fytyrë gjatë një koncerti në New York.

Autoritetet kanë konfirmuan se agresori është Nicolas Malvagna, 27 vjeç, nga New Jersey, i cili tanimë është në paraburgim.

Ishin fansat, që njoftuan sigurinë menjëherë pasi Malvanga dyshohet se hodhi telefonin. Fansat i bërtisnin dhe e ofendonin Malvangën, ndërsa shoqërohej nga forcat e sigurisë.

27-vjeçari mësohet se ka shpjeguar edhe motivet e tij: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund sepse do të ishte qesharake”.

Ai u dërgua në paraburgim dhe është akuzuar me dy akuza për sulm në shkallën e tretë; një akuzë për ngacmim në shkallën e dytë; një akuzë për ngacmim të rëndë në shkallën e dytë; dhe një akuzë për tentativë sulmi në shkallën e tretë.