
Në fillim të muajit bëri bujë lajmi se Suedia do të mbante Kampionatin Evropian të Seksit. 16 persona ishin përzgjedhur për të marrë pjesë e për të konkuruar për çmimin e madh.
Si pjesë e konkursit, interpretuesve iu kërkua të bënin seks për të paktën 45 minuta në ditë me seancat e tyre të shënuara në një sërë faktorësh – duke përfshirë qëndrueshmërinë, teknikën dhe kreativitetin.
Gratë do të merrnin 690 paund për çdo ditë, ndërsa burrat do të merrnin 345 paund në ditë. Ndërkohë fituesi, do të merrte çmimin e madh prej 860,000 paund. Megjithatë, shumë konkurentë janë larguar, duke pretenduar se janë mashtruar.
"Situata ka dalë jashtë kontrollit. Është kaos. Më shumë se kaq: është kthyer në një film horror," tha konkurrentja Selva Lapiedra.
Të gjithë garuesit u larguan nga shtëpia për pretendimet se organizatorët Dragan Bratic dhe Federata Suedeze e Seksit nuk i kishin paguar. Megjithatë, një grua që pretendon të jetë fituese ka treguar një histori krejt tjetër.
Ylli kroat i filmit për të rritur, Marija Zadravec tha: “Unë nuk jam një person që dua probleme nga kjo, sepse ne të gjithë kishim mundësinë të zgjidhnim, kështu që nuk ka nevojë të bëjmë presion mbi organizatorin pas gjithçkaje. Sa i përket përvojës sime, ishte e mrekullueshme dhe do të doja që një ditë të përsëritej sepse diçka e tillë nuk është gjë e vogël. Ky është një projekt shumë i madh dhe organizatori ka dashur të na bëjë të gjithëve emra të mëdhenj, të famshëm, botërorë dhe të na japë mundësinë të bëjmë një fitim shumë të mirë, kështu që të gjithë duhet të jenë mirënjohës për këtë sepse e gjithë bota ka shkruar për të dhe të gjithë kanë përfituar nga reklama e atij projekti. Ne ramë dakord për gjithçka; sa do të ishte tarifa, mënyra e pagesës dhe detaje të tjera, mora një kontratë të detajuar të cilën e firmosa”, tregoi ajo.
Dhe organizatori i konkursit, Dragan Bartic, foli, duke pretenduar se shumë nga konkurrentët "injoruan rregullat".
“Ata sollën edhe alkool në shtëpi dhe nuk silleshin aspak si sportistë. Prandaj, të gjithë garuesit skualifikohen nga konkursi", tha ai.