
Pas Bebe Rexhës, edhe këngëtares tjetër me origjinë shqiptare Ava Max i ka ndodhur një incident në skenë. Një person është ngjitur në skenë dhe ka goditur këngëtaren teksa ajo po performonte.
Sigurimi ndërhyri menjëherë duke larguar personin ndërsa Ava vazhdoi performancën e më pas u largua nga skena.
Përmes një postimi në Twitter, Ava tregoi se nga goditja iu lëndua syri.
“Më goditi aq fort sa më gërvishti syrin. Ai nuk do të vijë kurrë më në një koncert timin. Faleminderit juve që ishin spektakolarë sonte në Los Angeles”, tha Ava.
View this post on Instagram