Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Qershor 2023, 16:04

Shakira dhe Lewis Hamilton me pushime bashkë, zbulohet destinacioni i çiftit më të ri

Lewis Hamilton dhe Shakira përflitet se janë në një lidhje dhe së shpejti do të shkojnë për herë të parë në pushime së bashku. Një nga gazetarët që ka marrëdhëniet më të mira me këngëtaren kolumbiane është Jordi Martin dhe në emisionin ‘Amor y Fuego’ gazetari së fundmi pohoi se dyshja po planifikojnë arratisjen e tyre të parë romantike.

“Hamilton dhe Shakira po planifikojnë të shkojnë për pushime së bashku dhe unë tashmë e di destinacionin”, tha ai.

“Është një vend i Karaibeve, një udhëtim i shkurtër prej rreth një ore.”

“Kam njerëz që janë të afërt me Shakirën dhe janë takuar këtë javë dhe ajo u ka thënë se është e emocionuar dhe e lumtur”, shtoi ai.