
Një modele 29-vjeçare dhe partneri i saj miliarder, 75 vjeç, kanë festuar ditëlindjen e saj në një restorant elegant në Los Angeles.
Co Ngan nga Vietnami bëri bujë kur u fejua me CEO dhe sipërmarrësin e shtëpisë së modës në Los Angeles, Wynn Katz në 2021.
Dyshja ishin bashkë prej dy vitesh, ndërsa ajo tha në atë kohë se nuk ishte e mërzitur kur përdoruesit e rrjeteve sociale e akuzuan se ishte me të për paratë e tij, duke shtuar se ata janë bashkë për shkak të dashurisë.
Çifti festoi ditëlindjen e 29 të modeles në restorantin me famë botërore Mastro's Ocean Club në Newport Beach më 24 prill.
Ngan shpjegoi se dyshja nuk kishin mundur të shiheshin për të festuar ditëlindjet për shkak të pandemisë Covid, duke thënë: “Për shkak të pandemisë, ne kemi qenë në gjendje të jemi bashkë për këtë festë vetëm dy herë. Nuk kam qenë në gjendje të jem me të gjatë ditëlindjeve të tij, gjë që më bëri të ndihem shumë në faj”.