
Georgina Rodriguez postoi foto nga pushimet familjare me Ronaldo-n dhe fëmijët e tyre, mirëpo të gjithëve u ka marr vëmendjen këmbët e Ronaldos.
Njerëzit kanë nisur të komentojnë duke i kërkuar edhe “llogari” Ronaldo-s për lyerjen e thonjve.
Por ka një arsye pse Ronaldo e bën këtë.
Kjo është një zgjedhje e ndërmarrë nga shumë sportistë si masë mbrojtëse.
Shumë atletë të mirë e bëjnë këtë për të mbrojtur thonjtë e tyre nga myku dhe bakteret kur janë të mbërthyer në këpucë të djersitura për orë të tëra.