
Në prag të pushimeve, Adelina Tahiri është marrë me sistemimin e dollapëve me rroba e çanta.
Me një pjesë të konsiderueshme të çantave, këngëtarja është “përshëndetur”.
Përmes Instagramit, këngëtarja ka ndarë shumë nga koleksioni i saj i çantave të shtrenjta e luksoze me mbishkrimin: “Bye bye”.
E ndikuar nga pyetjet e panumërta të fansave, në një postim tjetër ajo ka sqaruar se çantat nuk i shet, por po i dërgon në “pushim”.