Nga Bota / E Premte 2 Shkurt 2018, 16:04

Shpresa vdes e fundit: Pasi kërkuan një djalë në çdo kishë që vizituan, ndodh mrekullia për çiftin e ri

Historia e një çifti kolumbian të cilët janë martuar në vitin 2015 dhe kanë kërkuar çdo mënyrë për tu bërë prindër po asgjë s’ka funksionuar, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave.

Steve dhe Greisse janë një çift që dëshpërimisht kërkonin një mënyrë për tu bërë prindër, por pavarësisht të gjitha përpjekjeve që ata kanë bërë nuk kanë arritur dot asgjë.

“Çdo muaj ishte një zhgënjim kur shikonim përgjigjen negative. Burri im vendosi që të ndërmerrnim një udhëtim në Europë për t’u çlodhur nga stresi dhe kështu do përpiqeshim që të rifitonim besimin e njëri-tjetrit, pasi kemi pasur vazhdimisht debate”, ka thënë Greisse.

Ata duke qenë se janë shumë besimtar kanë udhëtuar në shumë vende të botës si Paris, Romë, Kroaci, Turqi dhe Greqi dhe kanë vizituar çdo kishë për tu lutur.

Por çudia ndodhi kur ata arritën në Turqi, ku një udhërrëfyesi çoji për të parë Shtëpinë e Virgjëreshës Mari në Efe.

“Nuk mund të ndalesha së qari. Ndjeva një trishtim aq të thellë dhe nuk ndihesha e denjë për të qenë atje. Ishte një ndjenjë shumë e çuditshme por në të njëjtën kohë bukur. Atje në atë shtëpi, ndezëm një qiri së bashku si një veprim për të nderuar Virgjërën Mari, duke i kërkuar asaj gëzimin e të qenit një nënë ashtu siç ajo ishte", ka thënë ajo.

Pas udhëtimit të tyre gruaja kishte parë një ëndërr të çuditshme dhe disa muaj më vonë ajo merr lajmin e mirë se ishte në pritje të fëmijës së parë.

Në ëndërr ajo kishte parë një grua që i thoshte je shtatzënë dhe kjo gjë ndodhi vërtetë.Çifti tashmë është në pritje të fëmijës së parë, të cilin siç kanë treguar do ta quajnë Gabriel.