
Notarja Eva Buzo u detyrua ta lërë në mes sfidën e saj për të përshkuar me not kanalin e Otrantos. E nisur nga Italia drejt Vlorës, Buzo pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë. Ajo u dërgua drejt spitalit ku pasi mori ndihmë mjekësore doli në një konferencë për mediat dhe rrëfeu gjithë rrugëtimin e saj.
“E kam nisur me ngadalë notin në det dhe kur të binte mbrëmja do kisha mundësi të notoja më te shpejte, por kjo nuk ndodhi pasi një kandil deti më goditi në krah dhe kjo ma uli ritmin e notimit, po ashtu dhe era apo anijet që lundronin aty ndikuan në ritmin e shpejtë të notimit. Kur nisa që të notoj gjatë darkës ka rënë një mjegull e dendur, po ashtu ajo kishte e efektin e saj në frymëmarrje, dhe të gjitha këto bën që të mos e përfundoja garën.”- u shpreh Eva në konferencë.
Burimi: Top Channel