Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Qershor 2023, 11:11

Olsi tha se i mungon, reagon Egli: Humbja e tij

Mbrëmjen e të premtes, i ftuar në "Më lër të flas", Olsi Bylyku ka konfirmuar me gojën e tij ndarjen nga Egli Tako.  Olsi tha se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat kanë qenë të tilla. Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, aktori pas disa sekondave heshtje tha që të dyve i mungon njëri tjetri por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.

“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit", tha ai.

Pas intervistës së Olsit, ka reaguar edhe Egli. Ajo ka postuar në Instastory një status ku duket se i drejtohet qartë Olsit.

"Një grua e mirë nuk do e detyrojë kurrë një burrë të kuptojë që ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e kupton vetë, është humbja e tij", shkruan Egli.