
Një lajm shumë të bukur ka dhënë moderatori i njohur i emisionit të Top Channel - "Fiks Fare". Dorian Ramaliu është bërë baba për herë të dytë. Përmes një postimi në Instagram moderatori ka bërë me dije se partnerja e tij Iva ka sjellë në jetë një vajzë pak ditë më parë.
Çifti i ka vendosur vogëlushes emrin Ajmi. Ata kanë pozuar familjarisht bashkë me djalin e tyre, Brois.
"16.06.2023 Zoti na bekoi per here te dyte me nje dashuri kaq te embel sa ty Ajmi", shkruan Ramaliu.
View this post on Instagram