Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Qershor 2023, 21:09

Akuzohet për korrupsion aktiv, caktohet dënimi për vajzën e përfshirë në videon intime me Safet Gjicin

Përveç masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për Safet Gjicin, mësohet se masë sigurie ‘arrest shtëpie’ është dhënë dhe për vajzën në videon intime të regjistruar në zyrat e ish kryebashkiakut të Kukësit. Gazetari i ABC News Ermal Vija raporton se ndaj Alma Kacit është ngritur akuza e korrupsionit aktiv.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Në videon që bëri bujë në media, dilte në pah edhe biseda e Safet Gjicit me Kacin për një tender për sterilizimin e qenve.

Burimi: Abc News