
Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film ku në role kryesore do të jenë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. "Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Pjesë e kastit të filmit përveç protagonistëve, do të jenë edhe shumë figura të tjera të njohura si: Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe dhe Besmir Bitraku.
Së fundmi është bërë me dije se edhe Zamira Kita dhe Sotiraq Bratko do të jenë pjesë e filmit.