
Luizi ka dhënë së fundmi një intervistë me Meriton Mjekiqin ku sigurisht ka folur për raportin e tij me Kiarën. Ai është pyetur nëse moderatorja bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës.
“Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kokë”. Ky është si mesazh i koduar (qesh). Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj", ka thënë Luizi.
Më tej ai ka shtuar: Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje.