
Një 14-vjeçare e cila ishe larguar prej tre ditësh nga shtëpia e saj në Fier është gjetur shëndoshë e mirë në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”.
Vajza me iniciale J. M. nuk kishte pasur asnjë komunikim me prindërit të cilët të shqetësuar kanë bërë denoncimin në në Komisariatin e Policisë Patos dhe kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.
E mitura e cila është nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9- vjeçare “Koli Dimo” në Frashër ishte larguar me një valixhe nga shtëpia.
Burimi: Top Channel