Nga Shqipëria / E Hënë 26 Qershor 2023, 16:04

Zbardhet dëshmia e Safet Gjicit: Rashë në kurthin e atyre që s’më duan

Abc News ka zbardhur dëshminë e ish-kryebashkiakut të Kukësit,  Safet Gjici, të dhënë sot para GJKKO-së. Ai ka theksuar se dënimin për veprimin që ka bërë e ka marrë, ndërsa shtoi se ka rënë në kurthin e atyre që sipas Gjicit “nuk e duan”.

“Dënimin për veprimin që kam bërë e mora. Unë rashë në kurthin e atyre që nuk më duan”, është shprehur ai.

Ai u arrestua ditën e shtunë, kurse dy ditë më pas GJKKO vendosi të hetojë atë nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ish-kryebashkiaku i Kukësit  akuzohet për korrupsion pasiv.

Burimi: Abc News