
Rezarta Shkurta është shumë aktive në Instagram, ku përveç postimeve për punën, ndan me ndjekësit edhe momente nga jeta e saj personale. Mëngjesin e sotëm, biznesmenia ka publikuar një video ku shfaqet me një palë bikini ngjyrë rozë, ku tregon se po shijon rrezet e diellit dhe pishinën.
Ndërkohë bashkëngjitur me të shkruan: “Për inat të Binjakut”, duke etiketuar bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha. Ky i fundit i ka dërguar një mesazh Rezartës ku me humor i thotë të vishet e të shkojë në punë.
“Shpirt ke shumë të drejtë, çohu vishu, ik në punë dhe publiko më mirë foto bebash”, i ka shkruar Ermal Hoxha duke qeshur.
Këtë mesazh Rezarta e ka publikuar në Instastory dhe në të shkruan: “Si urdhëro”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.