Nga Shqipëria / E Martë 27 Qershor 2023, 18:06

Pas zhdukjes së nëndetëses, ndërron jetë edhe aktori i Titanik

Pas zhdukjes së nëndetëses Titan, një tjetër fatkeqësi ka ndodhur e që ka lidhje me Titanikun. Aktori Lew Palter ka humbur jetën. 

Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare në Los Angeles, pasi ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Ai preku zemrat e të gjithëve me rolin në filmin e regjisorit James Cameron. Në momentin e fundosjes së anijes, ai zgjedh që të qëndrojë në anije bashkë me gruan e tij, ndërsa ujërat mbulojnë kabinën e tyre. Roli i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes.