
Dëshira për të ndryshuar pamjen i ka kushtuar Patrick mbi 58 mijë paund deri më tani. Patrick ka shpenzuar për operacione plastike, botoks dhe fillera.
Ai ka tiparet e theksuara, buzët e plota, qerpikët e gjatë dhe flokët biondë.
Me transformimin e bërë, duket si grua, por thekson se nuk do që të identifikohet si femër.
Ndërhyrja e fundit e Patrick janë fasetat e dhëmbëve, për të cilat pagoi 2.500 paund. Operacionet i ka nisur që nga mosha 18-vjeçare, me qëllimin për një pamje më femërore dhe më pranë imazhit të kukullës. Por Patrick thekson se nuk do që të ndryshojë gjininë: “Është më e lehtë për mua të përshtatem me një fytyrë femërore, sepse tiparet e mia natyrore nuk ishin shumë mashkullore”.
Qëllimi përfundimtar i Patrick është të arrijë simetrinë e tipare dhe një fytyrë të përsosur, si një kukull.