Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Qershor 2023, 08:08

Këngëtarja e njohur thotë 'Po', pamjet nga propozimi për martesë

Një lajm i bukur vjen nga një prej këngëtareve më të njohura dhe bëhet fjalë për Nicole Scherzinger, e cila është fejuar. Nicole i tha po partnerit të saj Thom Evans.

Këngëtarja ndau në Instagram me 5.8 milionë ndjekësit e saj foton e momentit të veçantë të propozimit. “Unë thashë po”, ka shkruar ajo.

Çifti ishte duke pushuar në Hawaii kur Evans u ul në një gju. Është një vend i veçantë për këngëtaren sepse ajo ka lindur në Hawaii. Ata kanë qenë në ishull për disa kohë dhe ajo festoi ditëlindjen e saj të 45-të në West O'ahu javën e kaluar.