Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Qershor 2023, 14:02

'Bëra lindje natyrale, ishte dhimbja më e tmerrshme që ekziston', Fifi flet për lindjen e djalit

Fifi u bë nënë në prill të këtij viti, duke mirëpritur së bashku me partnerin e saj, Adis Patushin, djalin Theo Mal. Këngëtarja ka ndarë disa detaje nga shtatzënia dhe lindja e bebushit duke treguar se ka bërë lindje natyrale.

“Lindje normale, absolutisht! Edhe pse ishte dhimbja më e tmerrshme që ekziston, atë ditë kuptova pse thonë “InshAllah shpëton nëna dhe fëmija”, shkroi Fifi.

Përpara se të ndodhnin keqkuptime, ajo e sqaroi edhe pse përdori fjalën “absolutisht”.

“Them absolutisht faleminderit që më dha Zoti forcë të lindja (në mënyrë) natyrale, sepse në rast të kundërt do të kryeja (lindje) cezariane. Por sot, lindja me operacion nuk ndodh më, vetëm në rast komplikimi apo pamundësie që të kryhet një lindje normale…tani gratë e kanë bërë zgjedhje”.