Nga Shqipëria / E Enjte 29 Qershor 2023, 11:11

I vuri 3 herë zjarrin lokalit dhe banesës së Noizy-t, arrestohet kushëriri i reperit

Eraldo Musteqja është 26 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçarin është kushëri me këngëtarin e njohur.

Ai është arrestuar në flagrëncë mëngjesin e sotëm pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Ndërsa më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së këngëtarit.

Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë.

Burimi: shqiptarja.com